Tanimë është zyrtare, Arsenal ka blerë për 50 milionë euro sulmuesin Gabriel Jesus nga Manchester City. Pas pesë vitesh me Qytetarët, braziliani lë ish-skuadrën me fjalë zemre.
I dalë nga moshat e Palmeiras, Jesus prej 2017 ka qenë pjesë e City, teksa tani kërkon një tjetër aventurë të suksesshme, po në ishull.
Me 95 gola në 236 ndeshje, Jesus fitoi 11 trofe me Manchester City. Për faqen e Qytetarëve, braziliani ka vetëm falenderime.
“Ishte kënaqësi të luaja për Manchester Cityn. Katër titujt e mi në Premier League janë veçanërisht të veçanta për mua. Dua të falënderoj të gjithë në City. Trajnerin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë pesë viteve të fundit”, tha Jesus.