Llapi ka bërë një tjetër goditje në merkato. Klubi nga Superliga e Kosovës, ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me qendërmbrojtësin Xhelil Abdullai, i cili së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Renovës në kampionatin maqedonas.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Llapit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme të merkatos, nëse do të kemi të tjera përforcime në merkato nga Llapi.
Postimi i Llapit:
ZYRTARE: Xhelil Abdullai transferohet tek Llapi
Podujevë, 18 qershor 2019 – Llapi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.
Xhelil Abdullai, 27 vjeç, i lindur më 25.09.1991 i gjatë 1.90 është qendërmbrojtës. Ka debutuar tek Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12. Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg. Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija. Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.