Disa ditë më parë, trajneri Bledar Devolli është larguar nga drejtimi i skuadrës së Tomorit të Beratit. Në këto kushte, klubi, me anjë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” bën me dije se tekniku që do drejtojë skuadrën në vazhdim është Santiliano Dule.
Në njoftim, gjithashtu thuhet se nuk do të mungojë as përkrahja nga ana e Bashkisë, që do të jetë e gatshme në çdo moment. Në këtë situatë, Tomori gjen rastin për të falenderuar të gjithë tifozët e skuadrës, duke iu uruar një vit sa më të mbarë.