Ballkani gjen më në fund trajnerin e ri. Skuadra kosovare sezonin e kaluar drejtohej nga Bledi Shkëmbi, por pas rezultateve negative, klubi vendosi ta shkarkonte. Disa ditë më parë, Ballkani kërkonte të firmoste me Thomas Brdariç, trajnerin e Vllaznisë. Drejteusit e klubit i kishin ofruar rreth 80 mijë euro pagë në sezon, por në fund gjermani zgjodhi të vijonte karrierën e tij te Vllaznia.
Ditën e sotme, Ballkani ka prezantuar Bekim Isufin që do të jetë trajneri i ri i skuadrës. 45-vjeçari ka drejtuar në të kaluarën Ferizajn dhe Dritën dhe tani do të drejtojë Ballkanin në Superligën e Kosovës.
Postimi i Ballkanit;
Të dashur tifoz
Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafert sa i përket misionit dhe vizionit të klubit.
Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edcionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit.
Na priftë e mbara Suharekë