Kastrioti ka filluar nga puna për sezonin e ri futbollistik. Krutanët kanë firmosur me lojtarin Xhulio Mehmeti, i cili më parë është aktivizuar me skuadrën e Kamzës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Mesfushori pritet të jetë një përforcim shumë i fortë për Kastriotin në mesin e fushës. Padyshim që objektivi i tyre është të rikthehen përsëri në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.
Postimi i klubit të Kastriotit:
Zyrtare: Xhulio Mehmeti është afrimi i parë i Kastriotit
Mesfushori vjen nga ekipi i Kamzës ku ka luajtur për mjaft sezone, në Kategorinë e Parë dhe Superiore