Portieri korçar, Stivi Frashëri, pas aventurës me Kukësin, ka gjetur ekipin e ri për të vazhduar karrierën e tij. Portieri 28 vjeçar është prezantuar ditën e sotme si afrimi më i ri për skuadrën e drejtuar nga Blendi Shkëmbi. Frashëri ka një CV të mbushur me ekipe të Supëriores ku më parë ka luajtur me skuadrën e Flamurtarit, Tiranës e Bylisit
Portieri ishte divorcuar me klubin verilindor dhe sëfundmi ka arritur akordin me skuadrën e Teutës, e cila ka bërë mjaft afrime të rëndësishme në organikën e saj, duke e bërë kështu një nga skuadrat pretendente për “Top 3”, pse jo dhe kandidate për titull.
