Ish-kapiteni i Lirisë, Kushtrim Mazreku, ka zyrtarizuar transferimin te skuadra gjermane Ampfing, pas emigrimit atje.
Lajmi konfirmohet nga Liria, që bënë të ditur se Mazreku u zhvendos në Gjermani pas martesës, raporton “GazetaOlle.com”.
“Jam i lumtur te skuadra e Ampfingut. Është një klub amator, por ka shumë profesionalizëm. Më ka ndihmuar shumë prania e trajnerit Gëzim Shala”, deklaroi Mazreku.
TSV Ampfing bën pjesë në Ligën e Dytë Ndër-Regjionale të Oderbayernit.