Turbnia ka bërë goditjen e radhës në merkato. Skuadra cërrikase ka firmosur ditën e sotme me Majkel Pecin. Mesfushori është formuar si lojtar te Tirana dhe ka luajtur edhe për skuadrën e parë. Sezonin e kaluar Peci ishte pjesë e Bylisit në Superligë, ndërsa provoi edhe një aventurë në Gjermani te skuadra e Essen.
Tashmë lojtari rikthehet në Shqipëri dhe do të vijojë karrierën në Kategorinë e Parë me skuadrën e Turbinës. Njoftimi është bërë zyrtar nga vetë klubi në faqen zyrtare që bën me dije firmën me lojtarin. Peci pritet të dali shumë shpejt në stërvitje me skuadrën dhe do të jetë një forcë më shumë për Turbinën për vazhdimin e sezonit.