Juventus po mendon të “blindojë” skuadrën, duke rinovuar kështu me lojtarët aktualë. Sot, zv.presidenti Pavel Nedved dhe portieri Wojciech Szczesney kanë firmosur rinovimin e portierit deri në vitin 2024. Një rinovim që vjen pas performancës së mirë të polakut mes shtyllave.
Portieri u afrua në verën e vitit 2017 pasi ishte aktivizuar te Arsenal e Roma dhe me fanellën bardhezi ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare. Qysh prej ardhjes së tij te “Zonja e Vjetër”, askush si ai nuk ka shpëtuar më shumë portën. Statistikat janë të mira për polakun, me 46 përqind të rasteve të shpëtuara. Tanimë “bashkëjetesa” vijon, të paktën deri në vitin 2024.