Interi ka larguar një tjetër lojtar nga skuadra. Pas Diego Godin, ditën e sotme ishte radha e Dalbert për firmosur me një skuadër të re. Mbrojtësi francez sezonin e kaluar ishte huazuar te Fiorentina, ndërsa këtë sezon do të luajë në Francë me skuadrën e Rennes.
Akordi mes dy ekipeve ishte arritur prej ditësh dhe sot Dalbert udhëtoi drejt Francës për të firmosur me skuadrën e re. Rennes e merr futbollistin në formë huazimi për një vit, ndërsa do të ketë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.