Ashley Young është lojtari më i ri i Interit. Konfirmimi ka ardhur nga klubi zikaltër, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ky transferim ka qënë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit zikaltër Conte. Ai do jetë i ftuar për ndeshjen e fundjavës në kampionat. Se sa do aktivizohet nga ”timonieri” i Inter, mbetet të shihet. Lojtari u mor nga Manchester United, ku tashmë do rigjejë shokët e tij: Lukaku dhe Sanchez.
Drejtuesit zikaltër janë të fokusuar te objektivat e tjerë në merkato. Vlen të thuhet se shumë afër transferimit janë edhe Eriksen dhe Giroud. Interi është në luftë për titulllin kampion dhe merkato është mëse e domosdoshme