Stefan Jovetic është bërë me skuadër të re. Sulmuesi malazez u largua nga Monaco pas përfundimit të kontratës dhe sot është prezantuar te Hertha Berlin në Bundesligën gjermane.
31-vjeçari ka luajtur me Fiorentinën, Man City, Inter dhe Sevilla, ndërsa tani surprizon duke zgjedhur të luajë në Gjermani.
Jovetic dhe Hertha kanë firmosur një kontratë deri në 2023 me opsion edhe për një tjetër sezon, ndërsa përmes faqez zyrtare të klubit është bërë edhe prezantimi i tij. Lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe sot do të bashkohet me ekipin e ri në stërvitje.