Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ivan Balliu ka nënshkruar vetëm pak orë më parë me ekipin e UD Almeria pas marrëveshjes së arritur nga të dy palët. 27 vjeçari Balliu, ka firmosur me ekipin spanjoll për dy sezone me opsionin për një të tretë.
Ivan Balliu është lindur në qytetin e Gironës dhe ka shtetësinë shqiptare, i cili ka përfaqësuar ngjyrat kuq e zi në dy ndeshje zyrtare gjatë 2017, dhe më parë ka luajtur për ekipin e të rinjve të Spanjës.
Balliu është lojtar i dal nga akademia e Barcelonës i cili në vitin 2011 është thirrur nga Pep Guardiola në skuadrën e parë dhe më pas dhe nga Tito Vilanova. Gjatë karrierës së tij Ivan Balliu ka luajtur me Aroucan ekip në Portugali si dhe Metz në ligën e parë franceze.
Tashmë lojtari kuq e zi do të vazhdoj karrierën e tij me ekipin e Almerias për 2 sezonet e ardhshme. Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi me një postim në Twitter.