Sauthampton është shumë larg pritshmërive këtë sezon. Ish-ekipi ku sezonin e kaluar u aktivizua edhe Armando Broja renditet në vendin e 19-të me 21 pikë, teksa humbja me Newcastle me shifrat 4-1 pati pasoja për trajnerin.
Rezultatet e dobëta të siguruara nga Ralph Hasenhuttl kanë “mbushur kupën” e drejtuesve të cilët kanë shkarkuar teknikun e tyre, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një pastimi në rrjetet sociale.
Ish-tekniku i Brojës u largua nga stoli pas 4 vitesh në krye të “Shenjtorëve”. Trajneri kryesor i skuadrës së parë, Ruben Selles, do të marrë drejtimin e ekipit përkohësisht për ndeshjen e radhës.
#SaintsFC can confirm it has parted company with Men’s First Team Manager Ralph Hasenhüttl.
— Southampton FC (@SouthamptonFC) November 7, 2022