Diant Ramaj, futbolli me orgjinë shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierë. 19-vjeçari ka firmosur ditën e sotme Frankfurtin në Bundesligën gjermane dhe do të bashkohet me skuadrën e parë nga sezoni i ri.
Ramaj ka luajtur me Kombëtaren e Gjermanisë U20, teksa është aktivizuar në dy ndeshje, ndërsa tani do të ketë shansin të “luftojë” për një vend titullari me Frankfurtin në kampionatin gjerman. Ai ka firmosur një kontratë deri në 2024, ndërsa është vetë klubi gjerman që përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë zyrtar gjithçka.