Fiorentina duket se i ka të qarta idetë për sezonin e ardhshëm për sa i përket portierit titullar. Ai do të jetë polaku Bartolimej Dragowski. Paraqitjet e shkëlqyera të tij me Empolin sezonin e kaluar kanë bërë që drejtuesit violë t’i besojnë një fanelë titullari.
Kjo ka bërë që francezi Alban Lafonte të largohet nga Italia vetëm pas një sezoni ku luajti me vazhidimësi duke u kthyer në Francë. Ai do të huazohet te Nantes për dy sezone. 20-vjeçari ishtë projekuar si numri një për një kohë të gjatë, por shperthimi i kolegut të tij i ka “prishur” punë.