Në ndeshjen Milan – Juventus që përfundoi me rezultatin 0-2 për bardhezinjtë, Gonzalo Higuain është ndëshkuar me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit. Në lidhje me këtë situatë, lojtari është pezullar për të mos luajtur në dy ndeshje.
Megjithatë Milani nuk e ka pranuar këtë vendim të Disiplinës, dhe ka kërkuar që çështja të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku padyshim kuqezinjtë kanë marrë edhe përgjigjen.
Zyrtarisht, argjentinasit nuk do t’i ulet dënimi, por do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Lazios dhe Parmës.