Oltion Rapa është lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit. Ish-futbollisti i Luftëtarit është zyrtarizuar sot teksa ka nënshkruar me ekipin e Superligës së Kosovës. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me gjilanasit për dy sezonet e ardhshme.
Prej 4-vitesh si gjirokastrit, 29-vjeçari ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në skuadrën e Gjilanit që drejtohet nga Gentian Mezani. Trajneri vlonjat i njeh mirë cilësitë e tij, duke qenë se e ka pasur nën urdhra në kohën kur drejtonte Luftëtarin. Një përforcim i rëndësishëm ky për ekipin e Superligës së Kosovës që këtë vit do të tentojë të rivalizojë për titullin kampion.