Besa ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Endri Reçi. 21 vjeçari ka lënë Pogradecin edhe është bashkuar me kavajasit, teksa është një siguri e madhe për qendrën e mbrojtjes.
I dalë nga Internacional Tirana, krutani ka luajtur për Dinamon, teksa ka qenë pjesë edhe e Kastriotit në Superligë. Pas afrimeve të Jugut, Nurja, Ntephe, Onuh, Osma dhe Enes Kuka, është radha e Reçit që të veshë fanellën verdhezi.
Sezonin e ri Besa kërkon të jetë pretendente për ngjitjen në Kategorinë Superiore.
“Endri Reci verdhezi. Qender mbrojtesi eshte afrimi i rradhes dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone”, njofton Besa.