Partizani pret Vllazninë për ndeshjen e javës së 20-të të Superligës, përballje që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.
Por, në lajmërimin e bërë nga FSHF-ja në internet, kjo ndeshje në kalendar caktohet se do të zhvillohet në Elbasan.
Kjo për shkak se klubi i Partizanit nuk ka dërguar ende kontratën në FSHF të firmosur për të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Klubi i kuq ka kohë 48 orë para sfidës për të dorëzuar në FSHF kontratën me vendimin që do të luajë në “Selman Stërmasi”, ndërsa deri në atë moment, FSHF vijon të mbajë zyrtar “Elbasan Arena” stadiumin ku zhvillohet Partizani-Vllaznia.