Franca humbet një nga titullarët kryesor për dy ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë. Blasise Matuidi u dëmtua ditën e djeshme ndaj Milanit dhe tashmë nuk do të bashkohet me ekipin Kombëtar të Francës. Zyrtarizimi është edhe nga skuadra franceze në faqen zyrtare dhe mesfushori është zevendësuar nga lojtari I Arsenalit, Mateo Guendouzi.
Në dyshim për dy ndeshjet e fundit është edhe Mbappe që këtë javë nuk u grumbullua nga PSG-ja dhe tashmë në ditët në vijim pritet të zbulohet nëse lojtari do të jetë gati apo edhe pse nga Franca nuk ka ende një vendim zyrtar pasi presin fillimisht të shohin gjendjen e sulmuesit dhe më pas do të vendosin.