Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar katër lojtarë për sezonin e ri. Kuqezinjtë e Superligës së Kosovës njoftojnë se kanë nënshkruar me Vullner Zhushin, Flakron Hasanin, Adi Muço dhe Blendi Hysenin.
Ata janë marrë nga skuadrat e moshave dhe do t’i shërbejnë ekipit në të ardhmen. Kujtojmë që Flamurtari u ngjit në këtë sezon në Superligë dhe pritet të jetë një pretendent i fortë në këtë edicion të ri.