Daniel Sturrige dhe Alberto Moreno nuk do të jenë më lojtarët e Liverpool, raportohet në faqen zyrtare të klubit anglez.
Pak ditë më parë, të kuqtë janë shpallur kampion të Champions League, duke mundur në finalen e madhe Tottenham, pasi ishte një finale tërësisht angleze.
Tashmë mbetet për t’u parë merkatoja që do të bëjnë nënkampionët e Anglisë, pasi në sezonin e ardhshëm do të kenë një objektiv shumë të madh, të fitojnë titullin e Premier League, që në Anfield Road mungon thuajse prej 3 dekadash.