Arbitri italian Luca Banti është caktuar si “bilbili” i finales së Kupës së Italisë midis Atalantës dhe Lacios në datë 15 maj në stadiumin e Romës “Olimpico”.
Federata Italiane i besoi këtë finale 45-vjeçarit për shkak të besueshmërisë së lartë që ai ofron dhe faktit se në janar arbitroi finalen e Superkupës së Italisë midis Milanit dhe Juventusit.
Grupi i arbitrave plotësohet me: Lorenzo Manganelli, Fabio Maresca, Giorgio Peretti, Alfonso Marrazzo dhe në dhomën e VAR-it Giampaolo Calvarese.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.