Federata e Futbollit Italian ka dhënë ditën e sotme vendimin për merkaton e verës. Sikurse raporton Sportmediaset, merkatoja do të hapet në datën 1 korrik dhe do të mbyllet në datën 2 shtator, pra rreth 2 muaj do të kenë kohë klubet për të negociuar në blerjen e lojtarëve.
Përsa i përket merkatos së janarit, do të hapet në datën 2 janar 2020-të dhe vazhdon deri në datën 31 po të këtij muaji.