Arbër Shala është futbollisti më i ri që ka firmosur për skuadrën e Kamzës. Lojtari vjen në formën e huazimit nga Drita e Gjilanit në Kosovë.
Kjo nuk është eksperienca e tij e parë në kampionatin shqiptar, pasi ai ka luajtur më përpara me Laçin. Kjo është një goditje shumë e zgjuar e skuadrës së Kamzës, pasi shiti Erlis Frashërin te Teuta. Mbetet të shihet nëse mbrojtësi do të jetë titullar apo jo për trajnerin Ernest Gjoka.