Liverpool është duke menduar për të ardhmen. Klubi nga Anfield ka zyrtarizuar rinovimin me talentin e Akademisë Curtis Jones. Lojtari shihet me sy pozitiv nga trajneri Jurgen Klopp, ndërsa klubi i ka dhënë mundëisnë e një kontrate 5 vjeçare. Mesfushori ka zhvilluar paraqitje të mira me të rinjtë, ndërsa është stërvitur rregullisht me ekipin e parë.
Jurgen Klopp po fillon të besojë te talentet e klubit, ndërsa Liverpool u rikthye pas 30 vitesh te titulli kampion në Premier League. Të kuqtë janë shndërruar në një skuadër të frikshme, ndërsa pas fitimit të Champions League në sezonin e kaluar, ia dolën të triumfojnë pas tre dekadash në ishull.