Silvio Zogaj nuk është më pjesë e Teutës. I afruar verën e 2020, mesfushori dhe klubi kampion kanë gjetur akordin për të shkëputur kontratën. 24 vjeçari këtë sezon luajti pak minuta, duke u aktivizuar në nëntë ndeshje.
Lezhjani që më herët ka luajtur edhe me Luftëtarin, Laçin dhe Vllazninë, bëhet lojtari i tetë që largohet nga Teuta në janar. Më parë janë larguar edhe Adolf e Santiago Selmani, Kallaku, Celeski, Moqi, Gorgiev, dhe Xheka.
Njoftimi:
Faleminderit Kampionë! KF Teuta falenderon Silvio Zogajn, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë dy viteve me fanellën blu. Zogaj meritonë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Faleminderit Silvio, paç fat.
KF Teuta!