Tashmë nuk ka më dyshime, Karim Benzema rikthehet në Kombëtaren e Fraces pas 6 vitesh mungesë. Pas skandalit seksual me shokun e skuadrës, sulmuesi i Real Madrid u la jashtë Kombëtares për shumë vite, por tashmë çdo gjë është mbyllur dhe Deschamp ka vendosur ta grumullojë për në EURO 2020.
Një lajm pozitiv për lojtarin, por edhe për tifozët që do të shikojnë në skuadër një nga sulmuesit më të fortë në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Franca ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa nuk mungojnë yjet si Mbappe, Griezmann, Pogba, Kante e shumë të tjerë.
Portieri: Lloris, Mandanda, Maignan
Mbrojtësit: Pavard, Dubois, Zouma, Varane, Kimpembe, Lenglet, L. Hernandez, Digne, Kounde
Mesfushorët: Kante, Pogba, Rabiot, Tolisso, Sissoko, Lemar
Sulmuesit: Coman, Benzema, Mbappe, Dembele, Griezmann, Giroud, Ben Yedder, Thuram
Les Bleus qui partiront sur les routes de l’Europe ! 🇫🇷 #FiersdetreBleus pic.twitter.com/HfochGPPen
— Equipe de France (@equipedefrance) May 18, 2021