Shkëndija ka arritur marrëveshje me sulmuesin Vllatko Stojanovski. 25 vjeçari Stojanovski me klubin tetovae, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Stojanovski u afruar nga kampionati kroat nga ekipi i Goricës, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe në Nimes të Francës dhe Split të Kroacisë,.
Si pjesë e përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Stojanovski luajti edhe në europianin “Euro2020”. Në vitin 2019, Stojanovski u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Për faqen zyrtare të Shkëndijës, Stojanovski u shpreh:
“Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time, që të vij në një klub si Shkëndija që gjithmonë luan për tituj dhe që ka përvojë të madhe në garat evropiane.
Te Shkëndija, do të kem disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur bashkë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, por ka edhe lojtarë tjerë që janë shumë cilësorë, andaj mendoj se po krijohet një ekip mjaft i mirë që së bashku do të fitojmë titujt e radhës”, tha Stojanovski pas nënshkrimit të kontratës.