Dinamo nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Skuadra 18 herë kampione e vendit ka humbur edhe këtë herë nga Besëlidhja me rezultatin 4-0. Prej javësh klubi është marrë në adiministrim nga një kompani italiane dhe në skuadër është emërua një trajner italian, por që deri më tani nuk ka arritur të marrë asnjë fitore. Në 8 javë kampionat dinamovtitët kanë marrë vetëm një pikë dhe janë pretendetët kryesor për të rënë në kategorinë e dytë.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Dinamo shprehet se klubi është marrë në administrim nga Marco Pontrelli që nga mbrëmja e sotme dhe shumë shpejt pritet revulocion në skuadër dhe në klubin 18-të herë kampion në Shqipëri.