Ardian Kaloshi është blerja më e re e Dinamos. Mesfushori me tipare sulmuesi ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe prej sot është pjesë e një klubi si kryeqytetasit. Ai ka luajtur në ligat inferior gjermane, por jo vetëm kaq. Kaloshi ka qënë pjesë edhe e Dinamo U19, Kamzës dhe Sopotit. Kjo është blerja e tre-të për Dinamon në ditën e sotme, duke i surprizuar të gjithë. Cammarata e di mirë se objektivi mbijetesë është primar dhe duhet arritur me cdo kusht.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.