Ekipi ballshiot ka qenë tepër aktiv këtë merkato verore, duke kryer disa përforcime cilësore në skuadër si dhe rinovime me talente të ekipit.
Bylisi mund të jetë “hirushja” e këtij sezoni që sapo ka startuar. Ballshiotët kanë zyrtarizuar talentin e rradhës për ekipin e tyre. Bëhet fjalë për Fisnik Selmani, i datëlindjes 2000, i cili ka luajtur më parë dhe në Amerikë. Selmani ka firmosur për 3 vite me ekipin e ballshit. Bylis e ka lënë gjithçka të hapur akoma përsa i përket merkatos pasi në postin për zyrtarizimin e futbollistit Selmani, kanë shtuar se pritet një surprizë e madhe në merkato.
“Zyrtare!
Fisnik Selmani, datelindja 2000, qe ka luajtur me pare ne Amerike madje edhe kombetaret firmos per 3 vite ne Ballsh…. Por pritet edhe nje Surprize e madhe ne merkato! Do te jete Supergoditje!”, ka qenë postimi i Bylis.