Alvi Ahmetaj është lojtari i radhës që largohet nga Luftëtari. Mbrojtësi i krahut të majtë I ka dhënë fund aventurës në Gjirokastër duke konfirmuar largimin në rrjetet sociale.
Problemet me pagat kanë bërë që shumë lojtarë të vendosin për të “braktisur” skuadrën gjirokastrite dhe Ahmetaj është futbollisti i radhës që deklaron “divorcin”. Me anë të një postim në Instagram, 22-vjeçari shprehet se çdo fillim e ka një fund dhe i uron suksese Luftëtarit në vazhdim.