Tashmë është bërë zyrtare. Milan nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës për sezonin e ardhshmë. UEFA nuk ka falur kuqezinjtë, të cilët janë të detyruar të kthehen në shtëpi. Të renditur në vendin e pestë në Seria A, ata kishin të drejtën për të luajtur në Europa League.
Përmes një komunikate për mediet, është klubi i Milanit që ka njoftuar se nuk do të garojë në këtë kompeticion për sezonin 2019-2020. Për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair-Play”-it financiar, CAS ka vendosur përjashtimin e italianëve nga Europa League.