Skuadra e Bylis e ka shumë të qartë të ardhmen. Në një postim në rrjetet sociale, ballshiotët sapo kanë komunikuar marrëveshjen me dy lojtar të rinj, të cilët do të jenë pjesë e mallakastriotëve në sezonin e ardhshëm.
Ilidi Shyti dhe Jurgers Lickollari janë bashkuar me skuadrën për vitin e ardhshëm futbollistik. Kujtojmë që Bylis ka inaguruar edhe kopleksin sportiv në qendër të qytetit, që është një impiant modern, ku skuadrës i jepet mundësia të luaj edhe në mbrëmje, pasi nuk mungon ndriçimi.