Mesfushori I Kosovës, Valon Berisha është larguar nga Lazio për shifrën e 5 milion eurove. Dardani ka gjetur dakordësinë me Reims Në Ligue I në Francë, duke nënshkruar me këta të fundit. Lajmi është bërë me dije nga francezët, që shprehen të lumtur për këtë marëveshje.
Gjashtë muajt e fundit lojtari ishte I huazuar nga Lazio drejt Fortuna Dusseldorf në Gjermani, ndërsa lazialët e blenë përpara dy sezonesh nga Salzburg në Austri për vlerën e 7.5 milion eurove. Mesfushori është një nga lojtarët e rëndësishëm në formacionin e Kosovës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.