Bësëlidhja ka bërë mrekullinë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë duke eleminuar Flamurtarin apo dhe një tur më parë kur eleminoi Partizanin. Sot ka ardhur një lajm tronditës që është shoqëruar edhe me shkresën zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet sektorit të liçensimit ka përjashtuar nga gjysëmfinalet e Kupës stadiumin e Lezhës. Shkresa zyrtare i është dërguar sot drejtuesve të klubit të Besëlidhjes, të cilëve i është bërë e qartë se stadiumi nuk përmbush standartet për këtë tur të parafundit në Kupën e Shqipërisë. Tani ekipit që bëri mrekullinë duke elemininuar milionerët e Superligës i duhet të gjej një stadium të ri për gjysëmfinalet e Kupës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.