Tashmë është zyrtare. Philippe Coutinho është lojtari më i ri i Aston Villas në Angli. Barcelona që e kishtë dërguar në huazim përfitoi 20 milion euro nga ky transferim dhe në rast rishitje, mbajnë të drejtën e 50% të kartonit. Braziliani nuk ja doli asnjëherë të shfaqë potencialin që pritej te Barcelona, pasi u afrua nga Liverpool për shifrën marramendëse të 135 milion euro.
Me rikthimin në Angli, vetëm nga ky janar sulmuesi ka filluar të gjejë sërish formën e tij, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asistë. Humbje e madhe për Barcelonën nëse merret nga termat financiar apo çfarë pritej të përfitohej nga potenciali i 29 vjeçarit.