Albi Dosti është transferuar në Kroaci, në ekipin e HNK Sobanik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-mesfushori i Laçit, i cili ka postuar në facebookun e tij një foto me bluzën e skuadrës së re, e cila militon në ligën e dytë kroate. 24-vjeçari nga Fushë-Kruja ka nënshkruar për një sezon me ekipin e ri, me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër, pra një kontratë 1+1.
Albi Dosti ishte pjesë e Laçit sezonin e shkuar, pasi u afrua në merkaton verore. Dosti është një emër i njohur i Superiores pasi ka luajtur me Teutën dhe Kukësin. Tashmë mesfushori ka zgjedhur të fillojë një aventurë të re në Kroaci.