Agustin Torasa është lojtari më i ri i Flamurtarit. Ashtu siç ishte përfolur përgjatë këtyre ditëve, mesfushori shtatshkurtër ka arritur akordin me kuqezinjtë dhe në edicionin e ri do të kontribuojë për vlonjatët.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi i Flamurtarit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook bëhej me dije:
” Zyrtare !
Sulmuesi Agustin Torassa eshte zyrtarisht futbollisti i Flamurtari Football Club.
Pasaporta :
Emri : Agustin Torassa
Datelindja : 20 tetor 1988
Vendlindja : Resistencia
Shtetesia : Argjentina
Roli : Sulmues
Karrierera :
2018 – : Flamurtari F.C
2017 – 2018 : Club Atletico Mitre ( Argjentine )
2015 – 2017 : FK Partizani ( Shqiperi )
2014 – 2015 : Huracan ( Argjentine )
2013 – 2014 : All Boys ( Argjentine )
2012 – 2013 : Tigre ( Argjentine )
2008 – 2012 : All Boys ( Argjentine )
2007 – 2008 : RB Salzburg ( Austri ) , Chacarita Jrs ( Argjentine )
2006 – 2007 : All Boys ( Argjentine )
Mire se vjen ne familjen Kuqezi te Flamurtari Football Club !”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Flamurtarit.
Kujtojmë që për edicione shtatshkurtri spikati me të kuqtë, megjithatë nuk arriti të ishte i suksesshëm para porte. Tashmë me trajnerin Ilir Daja, argjentinasi do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës vlonjate.