Barcelona ka huazuar te Wolverhampton në Premier League, Francisco Trincao. Mesfushori u afrua sezonin e shkuar nga Braga, me katalanasit që paguan për portugezin plot 30 milionë euro. Ka qenë klubi nga ishulli që ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit, me “Ujqërit” që kanë të drejtë të blejnë Trincao në fundin e sezonit që vjen.
Në javët e fundit u përfol shkëmbimi i tij me Adama Traore, teksa nuk ka një njoftim për këtë lëvizje te katalanasit. Tanimë Trincao do duhet të tregojë veten në klubin e ri, me Barcelonën që po largon disa lojtarë për mos mbajtur barrën e pagave të tyre. Me Barcelonën, Trincao luajti 42 ndeshje, 10 prej të cilave si titullar, teksa shënoi tre gola ( një kundër Betis dhe dy ndaj Alaves).