Bergamo duhet të ishte sot qyteti më i gëzuar në Europë dhe jo ai që po vuan më tepër pasojat e COVID-19. Qyteti me bazë në Lombardi dhe me një popullsi prej 122 mijë banorësh, sot duhet të ishte në festë.
Në festë për ekipin më simpatik të Europes, Atalantën. Bluzinjtë që po shkruajnë një faqe të artë të futbollit bergamask, italian dhe atij europian. Të kualifikuar në 8 më të mirat në Champions, sot do ishin duke përgatitur “magjinë” e rradhës në skenën europiane.
Djemtë e klasit si: Papu Gomez, Ilićić, Muriel, Zapata e të tjerë i janë “prerë” këmbët nga ky virus i poshtër. Dhe për momentin nuk munden të gëzojnë ata fansa të zjarrtë.
Bergamo sot vuan. Çdo ditë në qytet dëgjohen lajme të tmerrshme. Driblimi i Gomez, e majta drithëruese e Josiph, pasimet preçize të Pasalič, ‘bombat’ e Zapatas janë vetëm një “mirazh” në qytet tashmë.
Por Bergamo dhe Atalanta nuk janë vetëm të Italisë. Por janë të Shqipërisë (Gjimshiti), Brazilit (Toloi), Belgjikës (Castagne), Gjermanisë (Czyborra, Gosens), Kolumbisë (Muriel, Zapata) , Zvicrës (Freuler) , Hollandës (De Roon, Hateboer), Argjentinës (Gomez, Palomino), Ukrainës (Malinovsky), Francës (Tameze), Kroacisë (Pasalič, Sutalo), Sllovenisë (Ilićić), Gambias (Colley).
E pa harruar çunat italianë si: Caldara, Gollini, Piçoli, Bellanova etj. Ekipi ndoshta më kozomopolit në Europë. Ekipi dhe qyteti i Europës. Shpresoj shpejt që ky qytet që na ka dhuruar një skuadër të jashtëzakonshme, ta kalojë shpejt këtë situatë. Çdo gjë të kthehet në normalitet dhe ne të kënaqemi edhe njëherë me “magjistarët” e Bergamos. /Endri Çinari/