Zlatan Ibrahimoviç shquhet shpesh për fizikun e tij dhe lojën e bukur që ai zhvillon, por edhe për batutat e tij që ai thotë kur është përpara mediave.
I pyetur së fundmi në mediet angleze në lidhje me Lukakun dhe nëse ky i fundit është më i mirë se suedezi, ai jep një përgjigje epike.
“Lukaku më i mirë se unë? Ju më bëni të qesh, hunda ime është më e madhe se gjithë karriera e tij”.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë t’ia plasin të qeshurës duke harruar se ndodhen në një konferencë për shtyp.