Suedia dhe Anglia do të luajnë sot së bashku, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa një lajm i papritur vjen nga Rusia ku bëhet me dije që jeta e lojtarëve të Kombëtares suedeze është vënë në rrezik pas një zjarri që ka rënë në hotelin ku ata po qëndrojnë.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit dhe të gjithë kanë dalë menjëherë nga hoteli. Pas kësaj, drejtuesit e Suedisë kanë shprehur hapur shqetësimin pasi një ngjarje e tillë para një sfide delikate siç është ajo me Anglinë mund të ndikojë në performancën e lojtarëve në fushën e blertë.