Sonte në mbrëmje në 20:45 do të luhet ndeshja më e madhe e futbollit, Barclona-Real Madrid. Katalanasit tashmë të shpallur kampion në Spanjë kërkojnë të ruajnë ecurinë e tyre pa humbje në këtë sezon, ndërsa madrilenët kërkojnë të marrin 3 pikët nga kjo përballje.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane që nga koha kur ka marrë “timonin” e “Los Blancos” ka udhëtuar 3 herë në “Camp Nou” dhe nuk ka dalë asnjëherë i mundur. 2 fitore dhe 1 barazim janë shifrat e francezit të marra nga skuadra e tij, që mbrëmjen e sotme do tentojnë t’i thyejnë sezonin pa humbje Barcelonës.