Zinedine Zidane ka konfirmuar që Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për Osasunën të shtunën. Trajneri i Real Madrid ka theksuar që portugezi është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen.
“Kanë kaluar 60 ditë që nga loja e fundit e Ronaldo, ne do t’i japim kohë atij, por nesër do të jetë me ne, dhe do të luajë. Ronaldo është lojtar i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Zidane.
Ylli portugez nuk ka luajtur akoma një ndeshje me “Galaktikët”, pas një dëmtimi që pësoi në finalen e Euro 2016.