Zinedin Zidan ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Betisit. Trajneri francez përveç pyetjeve rreth ndeshjes është pyetur edhe për të ardhmen e tij. Shuma zëra qarkullojnë që Zidan mund të marrë drejtimin e Juventusi sezonin e ri si dhe flitet se do të jetë ai pasuesi I Deschamps te Franca. Trajneri madrillen lë gjithçka të hapur edhe pse nuk e shprehu haptazi.
“Nuk më ka telefonuar njeri dhe unë po mendoj vetëm për Real Madrid. Nuk di asgjë e thuhen shumë gjëra”. Juventusi dhe Franca? “Sot unë jam trajneri i Realit por nesër kjo mund të ndryshojë. Është një përgjegjësi, por në të njëjtën kohë jam me fat që të jam këtu. Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im, jetoj duke bërë atë që më pëlqen. Jam krenar që jam në Madrid dhe më pëlqen çdo moment edhe nëse janë lojtarët ata që shkruajnë historinë”, u shpreh Zidan duke lënë gjithçka të hapur.