Zinedine Zidane ka folur për fituesin e mundshëm të Topit të Artë për vitin 2017. Trajneri i Real Madrid ka deklaruar para ndeshjes me Sevijan:
“Kush do ta fitojë Topin e Artë: Buffon apo Kristiano Ronaldo? “Secili mund të mendojë çfarë të dojë, ju tashmë e dini çfarë mendoj unë”, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se Topin e Artë do të fitojë Kristiano Ronaldo.
Kujtojmë që edhe vitin e shkuar Ronaldo ishte fitues i Topit të Artë. Nëse do të arrijë edhe këtë vit të marrë këtë trofe, atëherë portugezi do të barazojë Leo Messin.