Pas tragjedisë së Irakut mëngjesin e sotëm, një tjetër lajm i zi bëhet i ditur teksa futbollisti anglez, Anton Walkes ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare pas një aksidenti me varkë gjatë pushimeve të tij. Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur klubi aktual Charlotte në kampionatin amerika.
Walkes, i lindur në Londër, hodhi hapat e para të karrierës në Tottenham për të kaluar më pas në Shtetet e Bashkuara ku veshi fanellën e Atlanta United. Në Angli, ai luajti tre sezone me Portsmouth përpara se të kthehej në SHBA. Charlotte e bleu atë në sezonin e tij të parë në Major League Soccer dhe bëri 24 paraqitje sezonin e kaluar.
We are deeply saddened to share that Anton Walkes has tragically passed away this morning.
May he rest in peace. pic.twitter.com/8oUcHvWW6g
— Charlotte FC (@CharlotteFC) January 19, 2023